Kryeministri Edi Rama u shpreh se rajoni duhet të jetë me një zë në Samitin e NATO-s.

 

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, kryeministri Rama informoi se temë e diskutimeve dypalëshe ishte edhe Samiti i NATO-s.

 

“Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë anëtarë të NATO-s. Ne jemi absolutisht të linjëzuar me lidershipin e NATO-s, nuk ka diskutime këtu, por jemi 3 anëtarë të NATO-s në një rajon që nuk është i qetë. Kemi nevojë që të kuptohemi së bashku dhe të jemi të qartë duke shkëmbyer me njëri-tjetrin dhe duke shkëmbyer edhe me ata që nuk janë anëtarë në NATO për të pasur atje një zë që nuk është thjesht zëri i një vendi, por është zëri i një rajoni”, tha Rama.