Kryetari i PD, Sali Berisha ka ftuar qytetarët në protestën e 11 shkurtit, e cila fillon në orën 12:00 para kryeministrisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha thotë se ditën e shtunë e gjithë Shqipëria do të vijë në protestë për të mbushur sheshet dhe rrugët e kryeqytetit.

“Me 11 shkurt në ora 12:00 Shqipëria marshon drejt Tiranës! Tirana derdhet në rrugët dhe sheshet e saj! #sb”-shkruan Berisha.