Kryeministri Edi Rama nga Ankaraja, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, bëri të ditur se Universiteti Teknik i Stambollit do të vijë në Tiranë dhe do të aksesohet nga studentë shqiptarë dhe të rajonit.

Në fjalën e tij, Rama tha se ky Universitet është i mirënjohur botërisht, si xhevahir i ekselencës turke.

“Na vjen mirë që shohim progres siç e thatë dhe ju angazhimin e fondacionit “Maarif” në Shqipëri, dhe mezi presim të materializohet dhe projekti që do të sjellë universitetin teknik të Stambollit në Tiranë. Një xhevahir i ekselencës turke në arsim. I mirënjohur botërisht, që do t’i japi mundësi studentëve shqiptarë, por edhe të tjerëve në rajon që do të mund të aksesojnë një universitet të nivelit botëror”, tha Rama.

Përpara konferencës për shtyp të Kryeministrit Rama dhe Presidentit Erdoğan, u nënshkruan gjashtë marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi mes palëve./ata