Është pezulluar nga detyra shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

 

Pezullimi i 38-vjeçarit është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga Agjencia e Mbikqyrjes policore Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

 

Oficeri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e policisë së Elbasanit.

 

Njoftimi

 

Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë U.Sh., me detyrë Shef Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.

 

Pezullimi i 38-vjeçarit, punonjës policie, është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

 

Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan.