Zjarr në një azil për të moshuarit në Milano, ndërkohë që flitet për 6 të vdekur. Mediat italiane raportojnë se 4 të moshuar kanë përfunduar në spital, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë dhe të paktën 80 të tjetër janë asfiksuar nga tymi.

 

 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 1:20.

 

 

Zjarri ka rënë në katin e parë të kësaj ndërtese në pronësi të Bashkisë së Milanos. Mësohet se dy prej viktimave vdiqën nga flakët, katër të tjerët nga tymi.