Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit , në lagjen Hajro Çakërri, ku brenda banesës ndodheshin edhe familjarët.

 

 

Dy mjete zjarrfikëse dhe 8 zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë. Fillimisht u arrit të nxirren familjarët nga banesa që po digjet, më pas u vazhdua me fikjen e zjarrit.

 

Pas shumë përpjekjesh duke hedhur ujë, u arrit që zjarri të fiket. Nga zjarri i rënë u dogj komplet banesa me të gjitha orenditë që kishte brenda.