Mediat italiane bëjnë me dije se 37-vjeçari shqiptar, Artur Rrapaj është arrestuar më 9 shkurt të këtij viti pasi ishte pjesë e rrjetit të trafikut të drogës me pseudonimin  ‘Gato’, në grupin kriminal ‘Nueva Generación’ që vepronte në Ekuador.

 

Gjatë arrestimit të riut iu gjetën pajisje GPS dhe 319 mijë dollarë cash, ku doli në dritë se ky i fundit ishte precedentë penalë dhe në Shqipëri dhe qëndronte në Itali me pasaportë të skaduar 10 vite më parë. Si pjesë e trafikut të drogës, i riu kishte si qëllim blerjen e kokainës së lirë dhe futjen e saj në tregun italian, ku mësohet se trafiku bëhej këtë përmes anijeve detare dhe kontejnerëve tregtarë.

 

Ndër të tjera janë mësuar detaje se shqiptari ishte ndërmjetësi me kartelin Sinaloa, të udhëhequr nga Ismael ‘El Mayo’ Zambada. Në shtator 2022, qeveria meksikane detajoi se ‘El Mayo’ Zambada ishte aleat me mafian shqiptare. Përveç krijimit të rrugëve të drogës për në Evropë, shqiptarët bashkëpunojnë me Sinaloan në pastrimin e parave. Sipas një investigimi të gazetës El Universal de México, kjo strukturë menaxhon një rrjet kazinosh dhe biznesesh. Përmes këtyre qendrave pastrohen miliona euro nga krimi i organizuar.