Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se do të organizojë një takim me presidentin turk Recep Tayyip ErdoÄŸan dhe kryeministrin suedez Ulf Kristersson javën e ardhshme, raporton Anadolu.
Duke folur në një konferencë shtypi pas takimit të pestë të mekanizmit të përbashkët të përhershëm midis Türkiyes, Finlandës dhe Suedisë në Bruksel, Stoltenberg tha se kanë rënë dakord që pranimi i Suedisë në NATO është në interesin e sigurisë së të gjithë aleatëve.
Ai tha gjithashtu se duan të përfundojnë anëtarësimin e plotë të Stokholmit “sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Në samitin e NATO-s të javës së ardhshme, ne do të riangazhohemi për të luftuar kundër terrorizmit në të gjitha format dhe manifestimet e tij”, shtoi Stoltenberg.
Shefi i NATO-s tha se do të thërrasë një takim me ErdoÄŸanin dhe Kristerssonin të hënën në Vilnius të Lituanisë, “si hapi tjetër në këtë proces”.
Në lidhje me dënimin nga Suedia për herë të parë për një simpatizant të grupit terrorist PKK për vepër me armë zjarri dhe tentativë për financim të terrorit, Stoltenberg tha se ky është një shembull se si krimi i organizuar në Suedi është i lidhur ngushtë me organizatat terroriste në Türkiye.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Anadolu mbi reagimet e fundit në mbarë botën ndaj Suedisë në lidhje me djegien e librit të shenjtë të Islamit, Kuranit, javën e kaluar përpara një xhamie në Stokholm dhe nëse ai mendon se Suedia mund të ketë një mekanizëm efektiv kundër terrorizmit apo do të ishte një barrë për NATO-n, Stoltenberg tha se Suedia “ka ndjekur angazhimet e saj” sipas memorandumit trepalësh.
Ai tha se arsyeja pse ata u takuan sot është “për të kapërcyer hendekun që shohim ende”.
Takimi i pestë i mekanizmit të përbashkët të përhershëm u organizua nga Stoltenberg dhe morën pjesë delegacione nga Türkiye, Finlanda dhe Suedia.
Ai erdhi përpara samitit të liderëve të NATO-s në Vilnius më 11-12 korrik.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë në shkurt 2022.
Edhe pse Türkiye miratoi anëtarësimin e Finlandës në NATO, ajo pret që Suedia t’i përmbahet memorandumit trepalësh të nënshkruar në qershor 2022 në Madrid për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë.
Suedia ka miratuar një ligj kundër terrorizmit në nëntor, duke shpresuar se Ankaraja do të miratonte anëtarësimin e Stokholmit në NATO. Ligji i ri, në fuqi nga 1 qershori, i lejon autoritetet të ndjekin penalisht individët që mbështesin grupet terroriste./AA