RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Tapizës dhe Niklës.

 

Bëhet me dije me dije se në operacionin në fjalë kanë marrë pjesë 2 furgonë të FNSH dhe 2 të RENEA. Sipas informacioneve paraprake raportohet se janë shoqëruar disa persona.

 

Aksioni ka nisur rreth orës 6 të mëngjesit.

 

Kujtojmë se ky aksion i policisë vjen pas arrestimit mbrëmjen e të enjtes të Valter Bami, për atentatin në fshatin Larushk në Fushë-Krujë, ku humbi jetën Ramazan Sino si dhe u plagosën 2 fëmijët e Gentian Bejtjas.