Një i burgosur me origjinë shqiptare është arratisur dy ditë më parë nga burgu rural i Tiryns në Greqi. Ngjarja është bërë publike dje në media.
Ky i burgosur ishte duke punuar si punonjës i jashtëm në arat pranë qendrës së paraburgimit dhe tashmë autoritetet po hetojnë arrestimin e tij dhe rrethanat në të cilat ai u arratis.
Vlen të theksohet se punonjësit e burgjeve rurale të Tirynit janë ankuar vazhdimisht për mungesën e personelit në IEVP ku ata shërbejnë dhe kanë kërkuar menjëherë forcimin e tij për ruajtjen më të mirë të të burgosurve.