Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria synon që brenda vitit 2024 të rrisë shpenzimet deri në 2% për mbrojtjen.

 

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan se në samitin e NATO-s që do të mbahet në Lituani, Shqipëria do të paraqesë vullnetin e saj për t’u angazhuar më tej.

 

Ndër të tjera kryeministri shkruan se Shqipëria do të paraqesë vullnetin e saj për t’u angazhuar më tej dhe se është e gatshme të angazhojë trupa shtesë për të forcuar praninë përpara të NATO-s.

 

“Mezi presim samitin vendimtar të NATO-s në Vilnius. Në Vilnius, ne do të rikonfirmojmë përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, sigurinë e aleatëve tanë në krahun lindor, luftën e drejtë të popullit ukrainas dhe vetë nevojën për stabilitet dhe fokus në Ballkanin Perëndimor.

 

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka rritur shpenzimet e mbrojtjes nga 1.35% në 1.76% të PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto) sonë. Megjithatë, në momente si ky, nevojitet më shumë. Prandaj, kam ngarkuar Ministrinë e Mbrojtjes që të arrijë objektivin prej 2% deri në vitin 2024. Edhe pse nuk jemi ndër anëtarët e pasur të NATO-s, ne besojmë se objektivi prej 2% është dyshemeja dhe jo tavani i angazhimit tonë. Në Vilnius, Shqipëria do të paraqesë vullnetin e saj për t’u angazhuar më tej. Ne gjithashtu do të njoftojmë se, nëse është e nevojshme, Shqipëria është e gatshme të angazhojë trupa shtesë për të forcuar praninë përpara të NATO-s.

 

Së bashku jemi më të fortë dhe vetëm së bashku mund të mbizotërojmë në këtë moment shumë përcaktues për atë që besojmë; për hir të brezave që do të vijnë”, shkruan Rama.