Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar pas emërimit të Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm.
Sipas Balliut, sot është ditë feste për krimin. Sipas tij, me emërimin e Ballës në krye të ministrisë së Brendshme, ky institucion i është dorëzuar krimit.
“Sot ditë feste për krimin. Ministër i Brendshëm Taulant Balla që krimi të ecë përpara. Sot është një ditë feste për krimin; më në fund në krye të Ministrisë së Brendshme është ushtari i tyre besnik. De fakto Ministria e Brendshme i është DORËZUAR krimit”, shkruan Balliu.