Luiz Ejlli ka qenë gjithnjë në vëmendjen e publikut shqiptar jo vetëm për figurën e tij brenda BBV por edhe për vlerësimin që ai kishte për disa artiste.

 

Mes tyre ai ka përmendur emra si Elvana Gjata, Noizy apo Getoar Selimi. Madje ka thënë se do dëshironte edhe bashkëpunim me ta.

Së fundmi në një nga party-t e shumta, ku Luizi po bën turin e tij muzikor, ka zbuluar për fansat se me kë do të ketë bashkëpunimin e parë.

 

“Kam bashkëpunimin e radhës, që do jetë me dikë që e kam adhuruar gjithmonë, tërë jetën, me Getoarin,” tha Luizi.