Buqetat nuk janë të gjitha njësoj, as deklaratat e dashurisë. Shpesh nuk gjejmë fjalë për të shprehur një koncept apo një emocion dhe e gjejmë veten në vështirësi. Në këto raste është shumë më mirë të lëmë mënjanë gjuhën verbale, dhe të mbështetemi në gjuhën e luleve, të cilat na vijnë në ndihmë si një fjalor i vërtetë, plot kuptime dhe qëllime.

 

Por për të komunikuar me lulet është e rëndësishme të mësojmë kuptimin e tyre dhe ekspertët e  luleve na mësojnë të interpretojmë dhe t’i përcjellim mendimet tona përmes gjuhës simbolike të luleve, herë më drejtpërdrejt e herë më delikate.

 

 

Çfarë do të thotë të japësh trëndafila? Jo vetëm dashuri dhe pasion

 

Trëndafili është një lule me kuptime të shumëfishta, por padyshim që është i lidhur me pasionin. Në Romën e lashtë ishte i lidhur me Venusin, perëndeshën e dashurisë dhe bukurisë. Por është e nevojshme të dallohen kuptimet e ndryshme sipas ngjyrës:

 

 

Kuptimi i luleve: tulipani, dashuria dhe lumturia, por edhe falja

 

Tulipani është gjithashtu një simbol i dashurisë, megjithëse jo si trëndafili. Tulipani është një lule shumë e gjithanshme, e cila ju lejon të komunikoni një gamë të gjerë emocionesh. Natyrisht, edhe në këtë rast, një rol themelor luajnë ngjyrat.

 

 

Lule bozhure: trimëria dhe fisnikëria e shpirtit

 

Bozhure, e njohur ndryshe si trëndafili pa gjemba, është një lule plot romancë. Është lulja e vitit të dymbëdhjetë të martesës dhe përfaqëson ndershmërinë, dashurinë dhe prosperitetin, trimërinë dhe fisnikërinë e mendjes.

 

 

Zambaku: besnikëri dhe pastërti

 

Zambaku simbolizon fuqinë, besnikërinë dhe pastërtinë e trupit dhe shpirtit. Është një lule që është lidhur me fisnikërinë dhe trimërinë që në lashtësi. Pikërisht për shkak të këtyre kuptimeve, ajo është shpesh e pranishme në ceremoni solemne.

 

Orkideja simbolizon pjellori dhe pajtim

 

Orkideja, pikërisht për shkak të formës së saj, është një simbol i pjellorisë. Është lulja e dashurisë dhe e bukurisë, por edhe e faljes. Shpesh përdoret për të rikuperuar një marrëdhënie dhe për të kërkuar pajtimin.

 

 

Ortensia: bollëk dhe mirënjohje

 

Ortensia të njohura si lule bore janë lule të begatisë dhe bollëkut. Ato përdoren shpesh për të shprehur mirënjohje dhe vlerësim.

 

 

Të dhurosh lule dele do të thotë thjeshtësi dhe miqësi

 

Lule dele është thjeshtësia. Mesazhi i saj është ai i besimit dhe vlerësimit të plotë për njëri-tjetrin, është një lule plot përzemërsi dhe pozitivitet, e cila jepet mes miqsh për të konsoliduar një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme dhe për të treguar dashuri e mirënjohje. Ndonjëherë ajo fsheh një dashuri të turpshme.

 

Luledielli: energji dhe pozitivitet

 

Është lulja e gëzimit, e lëvizjes, e evolucionit. Ajo kthehet nga dielli dhe forma e saj i ngjan asaj të diellit. Ngjyra e saj intensive e verdhë është energji e pastër dhe përcjell një ndjenjë gëzimi dhe pozitiviteti të pashtershëm.

 

Gerbera: kënaqësi dhe mirëkuptim

 

Gerbera është lulja e fitores dhe kënaqësisë. Është një dhuratë dashurie dhe bashkëfajësie, që transmeton harmoni dhe mirëkuptim në çift. Ngjashmëria e saj me luledelen dhe lulediellin e bën atë një lule që transmeton energji, gëzim dhe thjeshtësi.