Është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare, ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Tomor Malasi. Pjesë e Partisë Demokratike që në ditët e para të krijimit të saj, Malasi mbajti detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1991 deri në vitin 1992.

Ai u emërua në këtë detyrë nga PD që ishte fituesja e zgjedhjeve të para pluraliste dhe më pas me zgjedhjet e vitit 1992, mori mandatin e deputetit, të cilin e mbajti deri në vitin 1996. Gjatë kësaj periudhe Malasi ishte edhe nënkryetar i Kuvendit.