Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve caktoi sot numrin e monitoruesve për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024.
Vendimi u mor duke iu referuar monitorimit të bërë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2023 dhe bazuar në numrin e qendrave të votimit në Bashkinë Himarë, Qarku Vlorë.
Konkretisht kjo bashki ka 36 qendra votimi, ndaj KSHZ caktoi 1 monitorues për kryerjen e monitorimit të fushatës zgjedhore në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë./ata