Një 48-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Tiranë, pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.

 

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F.A banes në Tiranë, ndërsa ish-bashkëjetuesja ishte me urdhër mbrojtje.

 

Njoftimi i policisë:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. A., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.