Gjashtë persona janë vrarë dhe një është plagosur në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Guangdong të Kinës, tha policia për BBC.
Policia bëri të ditur se ka arrestuar një 25-vjeçar dhe po heton shkaqet e sulmit.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur asnjë detaj për viktimat por e kanë quajtur ngjarjen “sulm të qëllimshëm”.
Ata thanë se sulmi ndodhi të hënën në orën 07:40 me orën lokale (23:40 të dielën GMT).