Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar opinionet e disa drejtuesve të mjeteve për aksin rrugor më të ri Orikum-Dukat.

 

“Këtë vit jemi shumë të kënaqur, e shkurtër dhe shumë e shpejtë”, shprehet njëri prej tyre.

 

Ndërsa një turist thotë se rruga e re të jep një ndjesi pozitive sepse lidh dy pjesë shumë të vështira.

 

“Mirëmëngjes, dhe me opinionet e qytetarëve dhe vizitorëve të huaj për aksin rrugor më të ri, Orikum – Dukat, tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

 

Ky aks u hap zyrtarisht të Premten, ditë në të cilën edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku pa nga afër punimet duke theksuar se rruga është hapur përpara afatit me qëllim lehtësimin e lëvizjes për sezonin turistik.