Një autobus me rreth pesëdhjetë persona në bord mori flakë brenda tunelit Monte Giugo në A12, në seksionin midis Recco dhe Nervi në drejtim të Genovas. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit që kanë shuar flakët, por edhe policia rrugore dhe teknikët e Aspit. Për shkak të zjarrit brenda tunelit është krijuar tym i dendur: 25 persona janë asfiksuar.

 

 

37 persona gjithsej u transportuan në spital me kod të verdhë, mes tyre një djalë 9-vjeçar, një grua shtatzënë dhe një zonjë që theu këmbën gjatë arratisjes. Më rëndë është shoferi.

 

 

Sipas mediave italiane, zjarri përfshiu një autobus plot me turistë (të paktën pesëdhjetë) dhe është shkaktuar nga mbinxehja e mjetit. Pasagjerët kanë arritur të dalin të gjithë nga tuneli dhe të plagosurit janë trajtuar fillimisht në zonën e shërbimit të S. Ilario për asfiksinë. Sipas versionit online të “Secolo XIX” pasagjerët duhet të jenë lombardë që ktheheshin nga një udhëtim në Cinque Terre.

 

 

Incidenti shkaktoi një kolaps të trafikut për orë të tëra në të dy drejtimet. Më pas, në mbrëmje, autostrada u rihap dhe trafiku drejt Genovas u devijua në korsinë e kundërt për të lejuar kontrollet brenda tunelit.