Vendi ynë përgjatë kësaj jave do të përfshihet nga temperatura të larta, të cilat priten të arrijnë mbi 40 gradë Celsius.

 

Meteorologia Lajda Porja, thotë se vala e të nxehtit afrikan do të prekë edhe Shqipërinë, ku ditën e premte dhe të shtunë, vlerat termike do të arrijnë deri në 42 gradë.

 

Qarqet më të prekura nga i nxehti ekstrem do jenë Elbasani, Berati, Gjirokastra, por edhe kryeqyteti,

 

“Sot dhe nesër pritet të jenë me intervale me diell, sidomos bregdeti. Termometri gjatë këtyre dy ditëve do të jetë 36 gradë. Që nga dita e mërkurë, e ashtuquajtura “Flakët e Ferrit” parashikohen që valët e të nxehtit afrikan të mbërrijnë edhe në territorin shqiptar dhe në pjesën më të madhe të Mesdheut. Vala e të nxehtit do kenë epiqendër Jugun e Italisë, por megjithatë temperatura shumë të larta do të përjetojë edhe Shqipëria. Ditët më të nxehta të javë, premtja dhe e shtuna, ku termometri do të ngjitet në 42 gradë. Parashikohen që temperaturat më ekstreme do të jenë në qarqet Elbasan, Gjirokastër, Berat, por edhe kryeqyteti do jetë afër vlerës mbi 40 gradë Celsius. Për sa i përket motit do kemi ditë të nxehta dhe me diell”,- tha ajo.