Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi akuzohen ssi autorë të disa vjedhjeve.

 

Policia bën me dije se në kërkim janë shpallur – E. (F). L., 40 vjeç, A. Rr., 51 vjeç, dhe E. Rr. (N)., 42 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

 

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona kanë vjedhur 9 mijë euro në një zyrë avokatie. Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Rr., efektivët e policisë sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes.