Fifi është në javët e fundit të shtatzënisë. Gjatë pritjes së ëmbël nuk kanë munguar postimet dhe dedikimet për bebushin. Këngëtarja pak ditë më parë zbuloi se do të bëhet me një djalë.

 

Sot këngëtarja i ka dedikuar disa fjalë zemre.

“Daluki mamushkës vet

 

Faleminderit për emocionet e bukura po edhe ato më të frikshmet që më bën ti përjetoj. Faleminderit që po mi bon netët e vështira edhe m’le pa gjumë se të hahet natën.

 

Faleminderit për rrotullimet e shumëfishta që i bon në çdo moment edhe më bën veç me vjell. Ta kam ëndërru çdo natë fytyrën rrumbullake melaqja mamushkës mezi po pres me të pas në krahë të dua edhe pse s’të kam taku akoma”, ka shkruar ajo krahas fotos.