Presidenti turk Recep Tayyip ErdoÄŸan dhe udhëheqësi amerikan Joe Biden ranë dakord të dielën që të takohen në samitin e ardhshëm të NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

 

ErdoÄŸan dhe Biden diskutuan një sërë çështjesh me telefon, duke përfshirë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO dhe shitjen e avionëve luftarakë amerikan F-16 Türkiyes, sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.

 

Duke komentuar përpjekjet e Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n, ErdoÄŸan i tha Bidenit se Stokholmi ka ndërmarrë "hapat e duhur" duke miratuar amendamentet kundër terrorizmit, por ato u zhvlerësuan pas demonstratave të simpatizantëve të organizatës terroriste PKK.

 

Ai tha gjithashtu se nuk do të ishte korrekte të lidhej çështja e hyrjes së Suedisë në NATO me shitjen e avionëve F-16 Türkyies, ndërsa falënderoi presidentin amerikan për mbështetjen e Ankarasë në synimin e saj për të blerë avionët luftarakë nga Washingtoni.

 

Të dy krerët diskutuan gjithashtu procesin e pranimit të Türkiyes në Bashkimin Evropian (BE), si dhe pozicionin e Ukrainës në lidhje me NATO-n.

 

Duke theksuar se Türkiye ka qenë parimore dhe korrekte në rrugën e saj për anëtarësim në BE, ErdoÄŸan tha se Ankaraja zyrtare dëshiron të ringjallë procesin për anëtarësim të plotë në bllokun evropian.

 

Ai shtoi se Türkiye dëshiron që vendet udhëheqëse të BE-së dhe udhëheqja e bllokut evropian të japin një mesazh të qartë dhe të fortë mbështetjeje për anëtarësimin e saj gjatë samitit të Vilniusit që do të mbahet këtë javë./AA