Universiteti Columbia kërcënoi studentët e tij protestues me masa të rënda disiplinore, ndërsa policia franceze shtypi protestat e studentëve në Universitetin prestigjioz të Sorbonës, në mes të një lëvizjeje akademike globale në rritje kundër agresionit të Izraelit në Rripin e Gazës.

Al Jazeera ka marrë një kopje të një letre dërguar nga Administrata e Universitetit të Columbias për studentët protestues, duke u dhënë atyre kohë deri në orën dy pasdite, sipas kohës lokale, për të përfunduar vullnetarisht protestën dhe për të nënshkruar një zotim për të respektuar të gjitha vendimet e universitetit.

Sipas letrës, Administrata e Universitetit akuzon studentët protestues për shkelje të rregullave të mirësjelljes së universitetit.

Gjithashtu administrata njoftoi studentët protestues se atyre u ndalohet hyrja në kampusin universitar, objektet dhe pronat e tij.

Në letër thuhet se universiteti do të marrë masa disiplinore ndaj tyre nëse nuk largohen nga vendi i protestës.

Refuzimi dhe oferta

Kancelarja ieUniversitetit të Columbias, Nemat Minouche Shafik, njoftoi të hënën dështimin e negociatave me protestuesit pro-palestinezë.

Ajo tha se organizatorët e protestës dhe përfaqësuesit e komunitetit akademik nuk kishin arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund protestës në tenda.

Shafik shtoi në një deklaratë se Universiteti Columbia nuk do të tërheqë investimin e tij në ndihmë për ushtrinë izraelite, gjë që është një kërkesë kryesore e protestuesve.

Por ajo ofroi gjithashtu investime në shëndetësi dhe arsim në Gaza dhe transparencë më të madhe kur bëhet fjalë për investimet direkte në pasuri të paluajtshme universitare.

Në përgjigje të letrës së universitetit, studentët thanë se nuk do t’i japin fund protestës derisa të plotësohen tre kërkesat e tyre: tërheqja e investimeve në Izrael, transparencë në lidhje me financimin e universitetit dhe amnisti për studentët dhe profesorët që janë ndëshkuar për pjesëmarrjen e tyre në protestat.

Studentët e Universitetit të Columbias thanë: “Asnjëherë demonstratat tona në kampus nuk përbënin një kërcënim sigurie”.

Një numër i madh studentësh, profesorësh dhe vëzhguesish kritikuan kancelaren e universitetit që më herët kishte thirrur policinë e New York-ut në kampus për të shuar protestat, të cilat çuan në arrestimin e më shumë se 100 personave.Provokime dhe arrestime