Vëllezërit Maja kanë hedhur akuza ndaj administratorit të gurores në fshatin Borizane duke pretenduar se ai i ka kërcënuar vazhdimisht.

Në një intervistë për News 24, Jashar Maja një nga dy personat që u dhunuan pak ditë më parë nga Rrajat kërkon mbrojtje nga shteti.

 

“Alfred Karaj nuk është asgjë e vërtetë. Ne kemi mesazhe, Kremi me video dhe figurë që nuk është asnjë presion që kemi bërë. Vetëm na kanë bërë, nuk i kemi bërë. Asnjë punëtor nuk është i fdshatit. Vetëm një roje e fshatit që e ka lënë punën pas kësaj që na kanë bërë ne. Unë kam prova shumë të mëdha. Alfred Karaj të dënohet me burg nëse nuk nxjerr prova që më ka kërkuar të ulerm dhe i kam thënë jo.

 

Ajo që flet nuk është e vërtetë. Ditën që na kanë qëlluar na kanë bërë presion. Policia ka shtyrë njerëzit tanë me na nxjerrë jashtë. Nuk vinte ambulance. Presionet kanë nisur para se të ndodhte ngjarja. Shteti shqiptar më ka borxh të më mbrojë. Kërkoj mbrojtje ligjërisht dhe moralisht. Nuk jam i kënaqur me ato që ka bërë. Ka hequr një kriminel dhe ka futur një kriminel tjetër”, shprehet Maja.

 

Ndërkohë vëllai i tij, Murat Maja shprehet se pretendimet e Alfred Karajt për punësim të banorëve të fshatit në guroren e tij nuk janë të vërteta.

 

“Kam parë që e kanë bllokuar guroren. Kërkoj nga shteti që të merren masa. Ai shef që më ka bërë presion duhet të ndiqet penalisht. Kam shkuar te policia. M’i ka kërkuar me video ia kam dhënë me video. Vinte Alfred Karaj me makinë para policisë. Ne ishim para policisë. Na thirrnin një nga një brenda, mos u fut te gurorja se ju arrestoj. Sepse kërkonim të drejtën tonë. Që të mos bëhej kjo që u bë. Kur Alfred Karaj ka dalë në një media duke thënë që ka punësuar fshatin Borizanë. Në atë foto që ka nxjerrë ai, të thotë ky është nga fshati. Nuk ka asnjë banor nga fshati që është punësuar aty. I ka të gjithë nga Fushë Kruja”, deklaroi Murat Maja.