Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në burgjet e Avlonës në Greqi. Katër të dënuar të identifikuar nga policia bëhet me dije se janë iniciatorë të sherrit të dhunshëm të ndodhur në  ambientet e oborrit të burgut. Të paktën tetë persona kanë mbetur të lënduar . Autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë sipas dëshmive në përplasje janë përfshirë edhe të dënuar shqiptarë.

 

 

 

Ndërsa të plagosur kanë mbetur dy egjiptianë, tre sirianë, një algjerian, një pakistanez si edhe një grek. Të tetë të lënduarit u transportuan në spital për mjekim.

 

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se sherri është iniciuar nga përplasja mes shqiptarëve dhe grekëve.