Të paktën tre persona u plagosën rëndë pas rënies së një ashensori, në të cilin gjendeshin 11 persona. Ngjarja e rëndë është regjistruar në një godinë disa-katëshe në verilindje të Brazilit, ku ashensori, në të cilin kishin hipur 11 persona, u këput dhe ra në bodrumin e godinës.

 

Ata injoruan paralajmërimin se në të duhet të hipnin jo më shumë se tetë persona, gjë që shkaktoi edhe incidentin, që fatmirësisht nuk shkaktoi viktima në njerëz, por vetëm të lënduar.

 

 

Një video e sigurisë brenda në ashensor tregon një grua duke shtypur butonin e tij për të parandaluar mbylljen e dyerve në mënyrë që pjesa tjetër e njerëzve të mund të hynin brenda.

Ashensori zbriti nga kati i 10-të në holl pa asnjë problem. Megjithatë, dyert nuk u hapën, duke bërë që ajo të bjerë dhunshëm në bodrum. Pasagjerët u bllokuan për rreth nëntë minuta dhe u ndihmuan pasi banorët e ndërtesës thyen dyert.

 

Të plagosurit u dërguan me makina në një spital lokal, ndërsa nuk dihet shkalla e lëndimeve të tyre. Leonardo Pereira, i cili ka menaxhuar ndërtesën për një vit, i tha gazetës G1 se pesha e tepërt e ashensorit mund të ketë kontribuar në aksident.

Në një intervistë të veçantë me UOL Noticias, ai tha se dëgjoi një zhurmë të fortë kur ashensori ra në kontakt me një kuti sigurie të vendosur poshtë bodrumit. Ashensori është vënë jashtë funksionit ndërsa hetimi i plotë është kryer nga një palë e tretë.

.