Komisioni i Ligjeve po shqyrton sot dy pr.ligje që kanë të bëjnë me pastërtinë e figurës së personave që ushtrojnë funksione publike si dhe ligjin për partitë politike të cilat preken në pikat ku flitet për lidhjet e të zgjedhurve me regjimin komunist.

 

PD ka publikuar letrën e firmosur nga ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann e cila u kërkon anëtarëve të komisionit të Ligjeve që nisma ligjore të jetë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias.

Bazuar në këtë PD i kërkon komisionit ti drejtohet Komisionit të Venecias për marrje opinioni.

 

Gazment Bardhi: Ju keni marrë një letër nga delegacioni i BE që të merrni parasysh raportet e Komisionit të Venecias, si në 2019 ashtu edhe për nismën e Vettingut në politikë. Ndaj unë them t’i drejtohemi për marrje opinion Komisionit të Venecias. Nuk e di nëse ia keni vënë në dispozicion kolegëve, por mua nuk më ka ardhur. Duhet që secili prej nesh ta ketë në dispozicion.

 

Komisioni për Çështjet Ligjore po diskuton Projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.8580, “Për partitë politike”, të ndryshuar.

 

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

 

Projektligj “Për garantimin e pastërsisë së figurës të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Projektligj “Për pastërtinë e figurës së funksionarit dhe të zyrtarit publik”.