Përveç Albina Mançkës, së cilës iu komunikua akuza një ditë më parë për “fshehje dhe mos deklarim të pasurisë”, si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, e njëjta akuzë iu komunikua avokatëve mbrojtës edhe për bashkëjetuesen aktuale të ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha.

Gazetari i “Ora News”, Edison Vatnikaj mëson se akuza iu komunikua avokatëve ditën e djeshme, ndërsa hetimet vijojnë deri më datë 22 qershor.

Aktualisht, SPAK ka të sekuestruar dy vila, një në Palasë dhe një në Hamallaj, dy llogari bankare, disa apartamente, mes tyre edhe atë në të cilën jeton ish bashkëshortja e Ahmetaj, që sipas akuzës janë produkte të korrupsionit.