Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, sepse Kuvendi i Kosovës është jofunksional.

 

 

Kreu i PDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, tha se kjo legjislaturë nuk është në gjendje më të kalojë asgjë.

 

 

“Kjo legjislaturë më nuk është në gjendje që të funksionojë normalisht. Prandaj, të mblidhemi, të merremi vesh dhe ta shpërndajmë këtë Kuvend. T’ua kthejmë mandatin qytetarëve dhe le të vendosin ata për rrugën që duhet ta ndjekë Kosova, sepse, kjo rrugë e konfrontimit dhe theqafjes, në të cilën e keni futur ju, nuk është arsyeja pse ata ju kanë votuar”, theksoi Krasniqi.

 

“Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja, sa më shpejt!”