Në Shqipëri, 67.9% e popullsisë, nuk kanë mundësi të konsumojnë një vakt të plotë, që përfshin mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë. Krahasuar me mesataren ne europë, shifrat janë tre herë më të larta. Të dhënat e Shqipërisë, i përkasin vitit 2021.
Sipas Eurostat, në vitin 2022, rreth 8.3% e popullsisë së BE-së, nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante këto produkte ushqimore, një përqindje më e lartë, krahasuar me vitin 2021 ku të dhënat ishin 7.3%.
Situata në Shqipëri është dhe më alarmante. Kjo pasi pas të varfërve, 34.3% e popullsisë, nuk e kanë mundësinë që të konsumojnë një vakt me mish ose peshk.
Të ardhurat e pakta janë shkaku kryesor, si dhe çmimet e larta. Këto dy fenomene kanë sjellë vështirësi tek familjet shqiptare, për të siguruar disa nga ushqimet bazë.
Në botë, të dhënat e Eurostat tregojnë se 19.7% e njerëzve në rrezik varfërie nuk ishin në gjendje për një vakt të tillë.
Niveli i njerëzve të rrezikuar nga varfëria, në vendet e BE, është në nivele të larta. Bullgaria (44.6%), e ndjekur nga Rumania (43.0%) dhe Sllovakia (40.5%), ishin vendet me % më të lartë të njerëzve në pamundësi për të siguruar ushqim. Nga ana tjetër, përqindja më e ulët, u regjistrua në Irlandë (5.0%), e ndjekur nga Luksemburgu (5.1%) dhe Qipro (5.6%)./Euronews Albania