Katër persona janë shpëtuar pranë brigjeve të Brazilit, pasi u zbulua se kishin hipur ilegalisht në një anije mallrash që nisej nga Nigeria dhe kaluan 13 ditë në det të fshehur në një zgavër të anijes, thanë autoritetet braziliane.

 

Lajmi u bë i ditur nga policia federale në një njoftim për shtyp në lidhje me operacionin e shpëtimit të kryer të hënën pranë bregut të shtetit të Espiritu Santo në juglindje të vendit.

 

Në foton e pubikuar nga policia federale duken dy shtetas të ulur nën kabinën e timonit. Kjo pjesë e veçantë e anijes është shumë shpesh nën ujë, është jashtëzakonisht e rrezikshme të përpiqesh të udhëtosh kështu për dy javë në Atlantik.

 

Ata u lokalizuan nga anëtarët e ekuipazhit  të anijes, e cila u nis nga Lagos më 27 qershor, thuhet në deklaratë.

 

Një burim i AFP në policinë braziliane tha të martën se të katër personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe të ushqyer mirë.

 

Një incident i ngjashëm u regjistrua në nëntor 2022, kur tre emigrantë të parregullt nga Lagos mbërritën në Ishujt Kanarie (Spanjë) pas një udhëtimi 11-ditor të fshehur në krye të një anijeje mallrash.