Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se ishte e mrekullueshme të takonte sërish presidentin Recep Tayyip ErdoÄŸan, transmeton Anadolu.

 

Biden postoi një mesazh në llogarinë e tij në rrjetet sociale në lidhje me takimin e tij me presidentin ErdoÄŸan në kuadër të Samitit të NATO-s në Vilnius.

 

Biden deklaroi se Samiti i NATO-s mori një kuptim "më historik" me vendimin e Türkiye-s për anëtarësimin e Suedisë në Aleancën Veri-Atlantike.

 

Duke publikuar një foto të tij me presidentin ErdoÄŸan, Biden tha: "Ishte e mrekullueshme të takoja përsëri presidentin Recep Tayyip ErdoÄŸan në Lituani si pjesë e Samitit të NATO-s"./AA