Stafi i Ministrisë së Drejtësisë i është bashkuar nismës së dhurimit të gjakut. Një nisëm, që u vjen në ndihmë fëmijëve talasemikë.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, përmes rrjeteve sociale bënë thirrje për t’ju bashkuar kësaj nisme. Sipas tij, mjaftojnë vetëm 10 minuta për të shpëtuar tre jetë.
“Stafi i Ministrisë së Drejtësisë iu bashkua sot me kënaqësi thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak në fushatën “Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë”, në mbështetje të fëmijëve talasemikë, të cilët kanë nevojë për mbështetjen dhe angazhimin tonë maksimal në nisma të tilla, me karakter jetësor për ta”,- tha Manja.
“Unë dhe Ministria e Drejtësisë jemi dhe do të jemi të angazhuar maksimalisht me nisma të tilla që u shërbejnë grupeve më të prekura të shoqërisë sonë. Është detyra jonë qytetare.”,-garantoi Ministri i Drejtësisë.
Manja në fund të reagimit të tij, pati dhe një falënderim për të gjithë stafin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në angazhimin e tyre në një mision kaq fisnik.