Puna për transformimin e Poliklinikës së Elbasanit vijon me intensitet.

 

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ndau foto nga punimet dhe projekti për këtë poliklinikë.

 

Manastirliu u shpreh se ky është një tjetër investim që do të sigurojë një standard të ri në kujdesin ambulator dhe një akses më të shpejtë në marrjen e shërbimit për qytetarët.

 

“Këtë vit investojmë edhe për rindërtimin e Poliklinikës së Shkodrës dhe të Durrësit, teksa po finalizohet puna edhe në poliklinikën e Dibrës”, theksoi Manastirliu.