Një 35-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga dhe vëllai i tij 28 vjeç është shpallur në kërkim.

 

 

Mbrëmjen e djeshme Alban Bejo dhe  Fatmir Bejo  e kanë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali në Kombinat, 47-vjeçarin Gjergji Fela, e kanë kërcënuar dhe e kanë dhunuar atë, me pretendimin se ai u kishte borxh një shumë parash.

 

Po vijon puna për kapjen e Fatmir Bejos, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.