Travel Fest Albania, festivali ndërkombëtar i filmit travel dhe fotografisë, i ka kapërcyer kufinjtë e Shqipërisë duke shkuar në Spanjë, Portugali, Francë, Itali dhe Bosnje.

 

Media të rëndësishme të vendeve pjesëmarrëse në këtë kompeticion, kanë shkruar për festivalin dhe autorët që morën pjesë.

 

El Mundo, një ndër mediat më të mëdha në Spanjë, i dedikoi një artikull të rëndësishëm festivalit dhe regjizorit Carlos Cazurro nga Valladolid, i cili fitoi çmimin për Filmin më të Mirë në kategorinë Histori dhe Trashëgimi në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Fotografisë ‘Travel Fest Albania’.

 

‘Carraco’, një film nga regjisori Carlos Cazurro nga  Valladolid, fitoi çmimin për Filmin më të Mirë në kategorinë Histori dhe Trashëgimi në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Fotografisë ‘Travel Fest Albania’, që u zhvillua nga 3 deri më 7 korrik në kryeqytetin, Tiranë. Filmi, i cili u shfaq më 5 korrik në kinemanë e hapur të amfiteatrit të kryeqytetit shqiptar, u mirëprit nga publiku.

 

Travel fest Albania përfundoi me sukses edicionin e dytë në datat 3-7 korrik. 112 filma të përzgjedhur ndër rreth 1500 konkurentë, u shfaqën në pesë kinema në Tiranë, Durrës e Gjirokastër. Festivali u zhvillua njëkohësisht në këto tri qytete ndërsa 30 regjizore nga vende të ndryshme të botës, fiksuan në objektivët e tyre Shqipërinë e bukur për ti sjellë si filma travel vitin e ardhshëm, në edicionin e tretë të Travel Fest Albania.

 

Travel Fest Albania nuk është thjesht një festival ndërkombëtar filmi e fotografie por një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar Shqipërinë përmes regjizorëve më të njohur në më shumë se 40 vendeve të ndryshme të botës.