Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alterime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat më të dukshme do të paraqiten në zonat lindore të territorit, duke krijuar dhe mundësi për reshje afatshkurtre.

 

Por orët vijuese do të shtojnë vranësirat gradualisht në të gjithë vendin tonë, ku parashikohet të gjenerojnë reshje shiu në sasira të pakta dhe në zona të izoluara në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa në zonat malore të Shqipërisë do të ketë reshje të pakta dëbore.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 16°C.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.