Firmoset sot marrëveshja e koalicionit mes Partisë Demokratike dhe PBDNJ-së në kuadër të zgjedhjebve vendore të 14 majit.

 

"Në orën 11.00 firmoset Marrëveshja e Koalicionit mes Partisë Demokratike dhe PBDNJ, tek Hotel Tirana, Salla "Consortium"", njofton zyra e shtypit e PD-së.

 

Pak ditë më parë Këshilli i Përgjithshëm i OMONOIA-s  lajmëroi se kishte zgjedhur unanimisht kandidatët për kryetar bashkie të grupimit  OMONIA-PBDNJ për zgjedhjet e ardhshme në bashkitë Dropull-Pogoni, Finiq dhe Himarë.

 

 

Konkretisht në bashkinë Dropull-Pogon kandidat do të jetë Thanas Maneka, në bashkinë e Finiqit kandidat do të jetë Leonidhe Kristo dhe në bashkinë e Himarës Fredi Beleri.