Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i është përgjigjur deklaratës së zëdhënëses së PS, Bora Muzhaqi, e cila tha se KQZ duhet të kërkojë ndjesë publike për problemet me identifikimin biometrik ç’ka solli edhe vonesa në rreth 500 qendra votimi.

 

Celibashi, i cili ndodhej në një konferencë me gazetarët u përgjigj:“Patjetër që është përgjegjësi e KQZ. S’ka arsye që ta ketë qeveria ku bën pjesë zonja”.