26 prokurorët e rinj të emëruar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 10 Korrik u betuan këtë të mërkurë.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mori sot pjesë në ceremoninë e betimit, e cila u zhvillua në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Manja e cilësoi këtë moment, si një hap përpara të reformës në drejtësi.
“Një hap përpara në reformën në drejtësi. Përforcojmë ekipin e prokurorëve me 26 magjistratë të rinj, të cilët do të çojnë përpara angazhimet tona në sistemin e drejtësisë penale! Betimi i tyre është një garanci e shtuar për një drejtësi më të prekshme dhe më pranë qytetarëve”, shkruan Manja.
26 magjistratët e rinjë që marrin detyrën e prokurorit janë:
Xhejnsila Hako Prokuroria Durrës.
Ermira Prifti Prokuroria Korçë
Glenda Zeneli Prokuroria Elbasan
Lorena Salillari Prokuroria Fier
Julinda Gjika Prokuroria Vlorë
Olsi Vasiu Prokuroria Vlorë
Oliana Gjergjefi Prokuroria Fier
Elona Gixhari Prokuroria Fier
Jonida Allushi Prokuroria Fier
Ervis Alliaj Prokuroria Fier
Erjon Murataj Prokuroria Vlorë
Irena Sufaj Prokuroria Lezhë
Edmond Vorfi Prokuroria Vlorë
Aida Yzeiraj Prokuroria Berat
Malvina Pëllumbi Prokuroria Berat
Nertila Bregu Prokuroria Lezhë
Denisa Perdja Prokuroria Berat
Valbona Maja Prokuroria Sarandë
Artenida Toska Prokuroria Korçë
Anjeza Kalanxhi Prokuroria Korçë
Drini Zeqo Prokuroria Dibër
Silvana Belishta Prokuroria Sarandë
Bledar Bala Prokuroria Gjirokastër
Maringlen Meta Prokuroria Gjirokastër
Besjana Sadikaj Prokuroria Sarandë
Nertila Miftaraj Prokuroria Gjirokastër