Janë zbardhur emrat e personave të arrestuar në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det”.

 

Bëhet me dije se janë vënë në pranga: Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;  Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;  Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë- Kuqe, Laç;  Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;  Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

 

Sipas policisë, operacioni filloi pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen me shpejtësi të një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin.

 

Ky mjet lundrues është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas shtetasit që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

 

Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries.

 

Shtetasit që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.

 

Në cilësinë e provës materiale në kuadër ët këtij operacioni  u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;  200 fishekë pistolete model 54;  një automjet tip “Audi”;  4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;   45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;  sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur; 1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in;

 

Ndërsa mjeti lundrues veliere është zhytur në thellësinë rreth 150 metra, në detin Adriatik.