Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e kësaj të shtune një banesë në katin e tretë të një pallati 5- katësh në lagjen “15 Tetori” në Fier.

 

Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba duke alarmuar jo vetëm familjarët por edhe banorët e zonës.

 

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

 

Fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.