Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka renditur çështjet që kanë qenë në fokus të bisedimeve në samitin e NATO-s.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Xhaçka shkruan se në samitin e NATOS-s kanë rikonfirmuar angazhimin për mbështetjen politike për shtetin e Ukrainës.

 

Ndër të tjera, ministrja thekson se vendet partnere që janë të prekur nga situata aktuale e sigurisë kanë mbështetjen e plotë nga Shqipëria.

 

Ajo bën me dije se kanë diskutuar mbi bashkëpunimin mes BE-së dhe NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

 

“Në Samitin e NATO-s në Vilnius:

 

 Rikonfirmuam angazhimin tonë për të rritur më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën ndërsa ajo vazhdon të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

 

Vendosëm të themelojmë Këshillin NATO-Ukrainë, një organ i ri i përbashkët ku Aleatët dhe Ukraina do të ulen si anëtarë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik, angazhimin, bashkëpunimin dhe aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

 

Me Ministrat e Jashtëm të NATO-s theksuam rolin vendimtar të bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe NATO për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën.  

 

Gjithashtu theksova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për partnerët tanë si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia të prekur nga situata aktuale e sigurisë”, shkruan Xhaçka