Në nisje të seancës plenarë të ditës së sotme, deputeti i partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi lidhur me dhunën e ushtruar nga fisi Rraja si dhe për kërkesën e SPAK mbi arrestimin e Arben Ahmetaj.

 

Në fjalën e tij Bardhi ka kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama në parlament për të dhënë llogari për ngjarjet e ndodhura.

 

Ai ka thënë që seanca plenare duhet të ndërpritet, pasi sipas tij kryeministri duhet të llogari për deputetët dhe opinionin publik.

 

“Është në nderin tuaj sa kohë që brenda katër ditëve kanë ndodhur dy ngjarje që kryeministri i vendit do duhet të japë llogari para parlamentit është në nderin tuaj të ndërprisni seancën plenare dhe ti kërkoni kryeministrit të vijë. E papranueshme që Rama fshihet pas Rrajës për rastin e Krujës, e Ahmetajt për inceneratorët. Të dyja janë thelbi i qeverisjes së njeriu. Është në të drejtën tonë për të kërkuar të pezullohet seanca plenare dhe të japë llogari për licencën që i ka dhënë deputetit në kundërshtime ligjin që shkatërroi shtëpitë e një fshati të tërë dhe solli atë ngjarje shokuese. Ka një kërkesë të SPAK për arrestimin e zëvendësit të tij. Nuk është një aferë personale e Ahmetajt, por e Ramës. Prandaj duhet të vijë në seancë të japë llogari, t’i përgjigjet deputetëve dhe opinionit publik. I vetmi në territorin e Shqipërisë që s’ka fol për ngjarjet e rënda. Pezulloni seancën në përputhje me nenin 47 pika 1, ska punë më të rëndësishme se të japë llogari për këto afera”, tha Bardhi.