ebate të ashpra kanë shoqëruar seancën plenare të ditës së sotme. Në debat është përfshirë deputeti Gazmend Bardhi me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj.

 

Teksa Bardhi po fliste, Felaj iu drejtua duke e quajtur “Palaço”. Kjo deklaratë e saj solli dhe reagimin e Bardhit i cili e quajti gjobaxhie ndërsa po ashtu e akuzoi deputeten socialiste se ka pushtuar Prokurorinë e Tiranës.

 

“Palaço mua më ka bërë kryemafiozi jot, dhe vjen nga një gjobaxhie që ka pushtuar prokurorinë e Tiranës, yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese, kjo je ti, je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet, je pjesë e dosjes, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Mbylle moj gore gojën! Moj Hajdute!”-tha Bardhi.