Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë, ku një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë banesën e tij.

Policia bën me dije se shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një furnelë.

 

Fushë Krujë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.