Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas dhunës që ndodhi sot në seancën plenare mes deputetëve të PDK-së dhe kabinetit qeveritar në Kuvend.
Osmani shprehet se dhuna në Kuvend është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve të Kosovës, të ndërtuara me shumë mund e sakrificë.
“Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë. Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik”, ka thënë ajo përmes një reagimi.
Osmani ka apeluar përkushimit ndaj demokracisë, pranimit të mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit.