Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në një seancë të posaçme parlamentare, ku pritet të miratohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj.

 

Ky vendim u mor ditën e djeshme, mes debateve e tensioneve që shkaktoi opozita gjatë seancës plenare. Me këmbënguljen e Partisë Demokratike u ra dakord që kërkesa e SPAK të diskutohej ditën e sotme në orën 10:00, ndonëse ishte parashikuar për të hënën.

 

Me miratimin e kërkesës së SPAK, Arben Ahmetajt i hiqet përfundimisht imuniteti si deputet dhe i hapet rrugë arrestimit.

 

Kujtojmë që deri më tani ende nuk dihet se ku ndodhet ish-kryeministri, i cili është larguar nga Shqipëria para pak ditësh.

 

Në një reagim të parë, që pas kërkesës për arrestim, Arben Ahmetaj ka mohuar çdo akuzë që është ngritur ndaj tij duke thënë se do të flasë vetëm kur të gjithë të kuptojnë se s’ka asnjë lidhje me procedurën.

 

Arben Ahmetaj po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Më konkretisht, SPAK po heton rolin e Ahmetajt në tre inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.